Nga Shqipëria / E Hënë 9 Maj 2022, 23:11

Robin Krasniqi i jep fund beqarisë, dalin pamjet e para nga dasma madhështore

Marigona dhe Robin Krasniqi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë mbrëmjen e sotme. Boksieri i njohur shqiptar dhe modelja kanë organizuar një dasmë madhështore.

Marigona u shfaq si princeshe me fustanin e nusërisë ndërsa Robini dukej elegant me kostumin e zi të dhëndrit.

Kujtojmë që çifti u fejuan në fillim të këtij viti, ndërsa gjatë muajit prill njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë.

Ata fillimisht e zyrtarizuan martesën e tyre në Gjermani gjatë muajit mars, ndërsa ceremoninë në Shqipëri e organizuan për personat e zemrës që kishin larg.