Nga Shqipëria / E Hënë 9 Maj 2022, 22:10

E konfirmuar: Rikthehet Luana Vjollca

Luana i kishte bërë të gjithë merak me lëvizjet e fundit duke fshirë të gjitha fotot në Instagram e duke shkruar "Traumë" në postimin e saj të fundit. Por nuk ka asgjë për tu shqetësuar pasi e gjitha ka qenë një lëvizje për projektin e ri që po vjen.

Luana ka njoftuar sot se do të rikthehet shumë shpejt duke postuar një video ku tregon eksperiencat e saj në televizion që nga velinë e "Fiks fare" deri tek "Shiko kush luan".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

"Thuaje", shkruhet në ekranin e videos dhe disa pretendojnë se bëhet fjalë për emision e të tjerë për projekt muzikor. Por në fakt Luana gjithë këto kohë ka qenë duke u marrë me dokumentarin e saj dhe është pikërisht "Thuaje".

Dokumentari do të publikohet nesër.

Vitin e kaluar Luana shkruante: "Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje".