Beatrix Ramosaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me fansat e saj në Instagram ku pyetjet kanë qenë të ndryshme dhe këngëtarja ka zgjedhur tu përgjigjet duke zbuluar më shumë sesi ndihet tani.

E pyetur nëse është e lumtur, Trixa përgjigjet: "Jam e lumtur dhe mirënjohëse për shumë gjëra, por në të njëjtën kohë ka gjëra që më shqetësojnë. Kjo nuk më pengon të eci përpara".

"Ke pendime?", e pyet një tjetër dhe këngëtarja përgjigjet me shprehjen e artistit korean Doh Kyungsoo: "Kam kuptuar që koha ikën shpejt. Është qejf për mua. Jeta ime është qejf. S'kam pendime. Sepse të gjithë ndjenjat, vështirësitë, gëzimet i shoh si eksperienca".

Një tjetër e pyet Trixën për mësimin më të madh që ka marrë nga ky vit. Me përgjigjen e saj, këngëtarja ka lënë të kuptohet se është penduar për atë që krijoi me Donaldin.

“Mësimi më i madh që mora këtë vit është të mos kërkoj asgjë: biseda, miqësi, lidhje, vëmendje apo dashuri. Nuk ia vlen të luftosh për çdo gjë që bëhet me detyrim. Lëri gjërat të rrjedhin vetë, ajo që ka për të ndodhur do të ndodhë", shkruan ajo.

Po frika më e madhe? "Frika më e madhe është të humbas veten duke u përpjekur të bëj të tjerët të lumtur", përgjigjet Trixa.


