Nga Shqipëria / E Hënë 9 Maj 2022, 15:03

Prindër pas 20 vitesh, si është gjendja e çiftit që u përplas dje nga 39 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, teksa një 39-vjeçar përplasi me makinë një çift dhe foshnjën 3 muajshe. Burime për “ABC News” bëjnë me dije se çifti, Arjan dhe Vilma Konomi, ndodhen në repartin e trajtimit intensiv në Spitalin e Traumës.

Bashkëshorti rezulton të këtë pësuar dëmtimet më të mëdha, si thyerje në legen dhe fraktura të rënda në këmbë. Ndërkohë Vilma ka pësuar hemorragji të brendshme për shkak të përplasjes.

Përsa i përket foshnjës, ajo ka dalë sot nga spitali. Arjani dhe Vilma ishin bërë prindër pas 20 vitesh martesë.