Nga Shqipëria / E Hënë 9 Maj 2022, 10:10

Unike: Ronela Hajati merr vëmendjen e të gjithëve në tapetin e Eurovisionit

Ditën e djeshme në pallatin e Venerias në Torino është zhvilluar ceremonia e “tapetit të kaltër”, ku artistët e 40 shteteve në Eurovision kanë bërë hapjen e këtij edicioni.

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati ka marrë vëmendjen e të gjithëve, teksa është shfaqur me një veshje shumë të veçantë. Për veshjen e saj është kujdesur dizanjeri kosovar Festim Isufi.

Një detaj që ka marrë gjithashtu vëmendjen ka qenë shiriti me ngjyrat e ylberit, si shenjë e përkrahjes për komunitetin LGBTIQ+. Prezantuesit janë habitur nga veshja e Ronelës dhe janë shprehur se ajo vjen gjithmonë ndryshe.

“Kjo është një ëndërr e madhe për secilin artist, një prej skenave më të mëdha në Europë në të cilat mund të performosh. Dua ta respektoj skenën e kësaj mundësie jetësore të cilën nuk dua ta çoj dëm”, është shprehur Ronela gjatë fjalës së saj.

Burimi: Prive