Nga Shqipëria / E Hënë 9 Maj 2022, 09:09

Zyrtarizohet lidhja/ Einxhel drekon me familjen e Dagzit, dalin pamjet

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre. Dyshja kanë drekuar së fundmi me familjen e Dagzit dhe për këtë nuk ka më dyshime.

Ato kanë shkuar në një restorant në Dajt, nga ku nuk i kanë kursyer fotot dhe videot në rrjete sociale. Dagz ka publikuar një video të babait dhe motrës së tij dhe një video me Einxhelin.

Nga ana tjetër, motra e Dagzit ka ndarë një foto me të ëmën, duke vërtetuar që ka qenë dhe ajo e pranishme.