Reperi shqiptar Çartani është bërë baba për herë të parë 6 muaj më parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetëm tani, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Deon.

“6 muaj jetë sot. Nga dita që linde e jetës time i dhe kuptim. Zoti të bekoftë e të pastë në dorë, Deoni i babës", ka shkruar Çartani.




