Sot në “Shihemi në Gjyq” ishin Artiri dhe vjehrri i tij, Leko. Artiri e kishte thirrur në program për një shumë parash borxh që ai ia kishte prej vitesh.

Dhëndri vuante nga një problem shëndetësor dhe i duhej të operonte këmbën, ndërsa vjehrri nuk kishte para për t’i dhënë.

Ardit Gjebrea: Për çfarë ia dhe lekët vjehrrit tënd?
Artir: Vjehrri im donte të ndërtonte një shtëpi të vogël në fshat që të punonte atje dhe më tha nuk më mjaftojnë lekët, më jep edhe ti një shumë. Edhe mua meqenëse më ndodheshin nuk ia mbajta, duke e njohur për burrë të mirë atë fytyrën atje por nuk u tregua aq i mirë sa dukej.
Eni Çobani: Për sa kohë ia dhe?
Artir: Nuk bëmë gjë me noter.
Ardit Gjebrea: Para sa kohësh ia ke dhënë këto para?
Artir: Para 10 vjetësh, në 2012 ka filluar ndërtimin dhe tha nuk më mjaftojnë. Unë i tërhoqa, ia dhashë si njeri po ai nuk është as njeri.
Ardit Gjebrea: Brenda këtyre 10 vjetëve, sa herë ia ke kërkuar?
Artir: Pafund, sidomos që kur filloi problemi i këmbës.
Leko: Atë avaz ka patur ai.
Eni Çobani: Po ka problemin e këmbës more zotëri.
Ardit Gjebrea: O Leko, më fal pak, se thua një e dy këtë avaz ka patur. Po ti një e dy e ke patur mirësinë e avazit që ti thuash më prit ose për këtë arsye nuk t’i kthej dot lekët?
Leko: Në 2014 jam thirrur në Policinë e Shtetit në Korçë sikur unë kisha zënë rrugën e të tërë zonës, jo sikur kisha marrë pronë.
Artir: Ty të rrofshin dokumentat. Ç’i dua unë dokumentat? Piju lëngun dokumentave. Unë nuk lëviz që këtu pa më dhënë lekët ai./tvklan.al




