Dy ditë më parë Efi mori vëmendjen e të gjithëve me një video të publikuar në Instastory. Ajo shprehej se ishte bërë pjesë e “Përputhen” për t’i rënë në sy Atdhe Xharavinës.

“Arsyeja e vetme që unë jam futur në Për’puthen ishte Atdheu dhe prisja që ai të vinte tek unë por nuk erdhi kurrë”, shprehej ish-konkurrentja.

Ditën e sotme është zbuluar se ka qenë e gjitha një lojë në emisionin “E Diell”. Efi ka qenë pjesë e rubrikën “Dielli apo Hëna” ku është sfiduar të publikojë video duke thënë ato fjalë. Regjistrimet e emisionit bëhen disa ditë para.




