Nga Shqipëria / E Enjte 7 Dhjetor 2017, 13:01

Tiranë, kamarieri ndjek dhe përdhunon 40-vjeçaren amerikane

Një djalë 21-vjeç është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës, pasi është akuzuar se ka përdhunuar një shtetase amerikane. Sipas policisë ai ka kryer veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur” në dëm të 40-vjeçares amerikane  e cila prej kohësh jeton në Tiranë. I pandehuri F. Alushi është dënuar më 4 vjet e 11 muaj heqje lirie.

Sipas dëshmisë së amerikanes, ajo është zgjuar në dhomën e saj të gjumit teksa një person po kryente marrëdhënie seksuale me të. ABC News ka raportuar se vajza kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli në atë ditë dhe si pasojë njëra nga shoqet e saj dhe kamarieri e kanë çuar atë në shtëpi. Por më pas djali është rikthyer në banesën e saj.

Alushi ka mohuar akuzën, por ka deklaruar se ka pranuar të ketër kryer marrëdhënie me amerikanen me kërkesë të saj.

Burimi: Syri.net.