Nga Shqipëria / E Diel 8 Maj 2022, 11:11

Adrola Dushi flet për lidhjen e Adisit me Fifin: Është nga ata njerëz që...

Adrola Dushi ka folur për herë të parë për Fifin, pasi ajo dhe ish-partneri i saj Adis Patushi zyrtarizuan lidhjen e tyre të dashurisë. E ftuar në Why Not, Adrola tha se Fifi është një artiste që meriton shumë lumturi në jetë.

“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”, u shpreh Adrola.

Kujtojmë që Adrola dhe Adisi janë prindër të një djali Troi.