Nga Shqipëria / E Diel 8 Maj 2022, 10:10

'S'kam lënduar asnjë deri tani', Ylli Limani tregon si është vajza ideale për të

I ftuar në "A Live Night", si rrallëherë artisti Ylli Limani ka zbuluar pak nga jeta e tij sentimentale, duke rrëfyer karakteristikat e vajzës që mendon se do të ishte idealja për të.

Vajzën idela në krah të tij Ylli e mendon me karakter të fortë dhe që do të arrijë të përballojë famën e tij.

“Vajza nuk është një trofe siç e konsiderojnë disa njerëz publikë. Unë ushëtij nëpër zemra, me dijeni nuk kam lënduar shumë asnjë deri tani. Jam shumë kurioz se si do të ndihem nëpër koncerte se e mendoj ndodnjëherë( kur të gjej vajzën që dua), por kam me e dit që edhe ajo do e paguajë atë faturën e vet, se po vjen në një tokë pak problematike. E di që do të gjej dikë me karakter të fortë”, tha Ylli.

Ai tregoi edhe disa prej momenteve ku e ndjen që duhet të jetë vetëm për të menduar më kthjellët për këngën e re.

“Mund të ndihem i vetmuar kur hy në atë kontinent që askush nuk e kupton. Është një kontinent toksik që nuk rri shumë gjatë, por vetmia vjen si pasojë e punës, se je gjithë kohën në mendime për këngën e re, tekstin e ri, veshjen e re dhe fillon me i zgjidh disa probleme, nuk e bëj shumë shpesh, dy deri tre ditë jam diku vet, gjëja më e vështtirë është kjo që po bëj sot, por sapo del unë do të shof veten dhe them uu”, tha Ylli.