Nga Shqipëria / E Enjte 7 Dhjetor 2017, 12:12

Ky koment që Noizy ka lënë tek fotoja e Rihannës do ju shkrijë së qeshuri

Reperi i njohur Noizy prej kohësh e ka shprehur simpatinë e tij të madhe për këngëtaren me famë botërore Rihanna, madje ai e thërret edhe ‘nuse’.

Shpesh herë në fotot që poston këngëtarja Noizy është i pari që do i komentojë, dhe shumë herë ai edhe e qorton ose e komplimenton për paraqitjen e saj.

Komentet e tij tashmë janë bërë aq të famshme saqë fansat mezi i presin, dhe të themi të vërtetën shkaktojnë shumë të qeshura.

Së fundmi Rihanna ka postuar një foto ku  ka reklamuar këpucët e saj të cilat i ka kombinuar me një palë çorape, gjë të cilën Noizy nuk e ka pëlqyer dhe aq shumë dhe i ka lënë një koment shumë qesharak.

“Katunare dreqit “  shkroi ai, duke treguar në këtë mënyrë që zgjedhja e yllit ndërkombëtar nuk është në shijet e tij.