Fero ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re të titulluar “BMV”, të cilën e ka shpërndarë dhe në Instagram.

Reperi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, teksa krahas videos së këngës ka thumbuar dhe ofenduar rëndë Mozzikun, Unikkatilin dhe Getinjon.

Fero i drejtohet Unikkatilit duke i thënë se atij i mjaftojnë vetëm 10 minuta në studio për të qenë më i mirë se ai. Nga ana tjetër ai e quan Mozzikun fans.




