Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Maj 2022, 21:09

Censurimi i performancës, Ronela Hajati thyen heshtjen

Përgjatë ditëve të fundit kudo në rrjet është përfolur se Eurovisioni i ka kërkuar Ronela Hajatit të ndryshojë koreografinë, sepse është konsideruar si “provokative”.

Këto aludime nisën kur fotot e këngëtares u fshinë nga faqja zyrtare e Eurovisionit në Instagram. Ronela ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku i ka sqaruar një herë e mirë të gjithë.

"E vërteta është që fotoja u zëvendësua. Pastaj patëm një komunikim të vogël, por pasi u rishikuan gjithë gjërat, performanca është tepër normale. Është show në fund të ditës. Më s’do ndryshohet asgjë, thjesht do bëhet më bukur. Me rëndësi ka produkti final, kështu që janë gjëra të vogla, të rregullueshme që ndodhin tek 80 përqind e shumë performancave të shumë artistëve. Sepse gjërat duhet të shikohen, derisa të meren vendimet e fundit. Ne jemi munduar shumë që gjërat të dalin mirë, kështu që nuk ka pse të censurohet asgjë", është shprehur Ronela.