Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Gjini ishte së fundmi e ftuar në “Glamour Zone”, ku zbuloi të pathëna rreth jetës private. Ajo tregoi se ka pasur një lidhje 7 vjeçare, e cila vitet e fundit ishte kthyer në marrëdhënie toksike.

“Kam pasur një lidhje shumë të gjatë, 7 vite dhe në vitet e fundit kaloi në një lidhje toksike. U bë shumë bajat çdo gjë, shumë toksike, vetëm llogari. Dashuri nuk kishte në mes, vetëm kërkesa llogarie, si nga ana e atij, si nga ana ime”, u shpreh Ana.

Ajo tregoi se personi në fjalë e tradhtonte. Ana i kishte vendosur GPS në makinë për ta zbuluar.
"I vura GPS në makinë për 6 muaj. I kapa disa biseda në telefon, por ai justifikohej. Unë doja ta vërtetoja që më gënjente, dhe bleva GPS të cilin ia vendosa në makinë. Atje zbulova që ai shkonte në vende të pazakonta", tha ajo.




