Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Maj 2022, 17:05

Puthje në shi, Arbana dhe Eduarti festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë partnerë në punë, në jetë, por janë edhe shpirtra binjak e kanë lindur në të njëjtën datë. Çifti kanë zgjedhur që këtë ditëlindje ta festojnë në New York.

Në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar fotot plot dashuri e dedikimet në rrjetet sociale. Arbana ka postuar një foto ku çifti shfaqen duke u puthur e përqafuar në shi dhe shkruan: "Aty ku krijohen ëndrrat”.

“Gëzuar ditëlindjen”, shkruan moderatorja në një tjetër postim teksa ka postuar vazhdimisht foto e video nga udhëtimi i tyre ne New York.