Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Maj 2022, 15:03

Fifi: Arbana Osmani më ka borxh

Fifi ka zbuluar se moderatorja Arbana Osmani i ka një “borxh” pa shlyer. Ajo tregoi në "Më lër të flas" se kishin vënë bast me njëra-tjetrën, nëse këngëtarja do lidhej apo jo brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, gjë e cila nuk ndodhi.

Më tej, Fifi tha se që nga ai moment është shumë e mërzitur me Arbanën.

“Unë nuk di me rrejt, pavarësisht që disa lëvizje i kam bo palidhje. Lidhëm bast nëse do të dashurohesha brenda shtëpisë së ‘Big Brotherit’. Unë nuk dashurova brenda, ajo më ka një pal këpucë borxh dhe jam mërzit shumë që nuk mi ka la”, u shpreh këngëtarja.