Nga Shqipëria / E Premte 6 Maj 2022, 23:11

Kërcënoi Donaldin me gjyq, Fifi sqaron të vërtetën: Mendova për familjen

Fifi paralajmëroi se do ta çonte Donaldin në gjyq, pas skeçit të bërë nga ky i fundit. Aktori i humorit kujtoi gjatë emisionit “Më lër të flas” vendin ku këngëtares i ra të fikët në “Big Brother VIP” dhe i hodhi lule.

Fifi ishte mbrëmjen e sotme e ftuar po në këtë emision, ku tregoi si qëndron e vërteta e “kërcënimeve” të saj”.

"Erdha tek ju se do bëj gjyqin me Donaldin. Nuk u konsultova dot me ju juve, ju mora nga tre herë në telefon. Ja nisën të më vinin mesazhe pafund, që kishit nxjerrë skenën kur më ra të fikët. Marr në telefon Donaldin, nuk ma hap. Marr Romeon, as ai s’ma hap. Marr ca njerëz në Tch dhe më thanë po të kanë nxjerrë skenën që të ka rënë të fikët. Marr prap në telefon, asnjëri në telefon. Nuk e dija fare që kishte nisur emisioni. Nuk kisha mundësi ta shihja. E kam menduar pjesën e familjes, njerëzve të mi, thashë ajo pjesa duhet të hiqet”, tha ajo.