Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Dhjetor 2017, 23:11

“Insta Girls” nga Bes Kallaku dhe Erion Isai ngrenë në këmbë Pallatin e Kongreseve

Një nga momentet më të bukura të kësaj nate në spektaklin ‘Kënga Magjike’ ishte edhe performanca e Bes Kallakut dhe Erion Isait përpara jurisë së talenteve të reja.

Ata të dy të veshura si dy vajza kanë kënduar një këngë në skenën e spektaklit, duke  e bërë të gjithë publikun përfshirë edhe jurinë të qeshin.

Dy aktorët kanë ardhur nën rolin e ‘insta girls’, një rol që është ndër të preferuarit e publikut shqiptar. Pas mbarimit të performancës komentet e jurisë nuk kanë qenë  dhe aq të mira dhe kjo gjë është shoqëruar me batuta të shumta nga ana e dy aktorëve aq sa njëri prej pjestarëve të jurisë Sardi Dj ka shpërthyer në të qeshura duke krijuar një atmosferë shumë të bukur në Pallatin e Kongreseve.

“Ishit fiks sikur po këndonit në dush” është shprehur Venera . “Në dush mbase këndon ti se mua në konvikt më ikën ujë që në 7” ja ka kthyer Erioni duke e bërë këngëtaren të qesh.

Edhe pse ‘Insta Girls’ nuk u kualifikuan për në finale ato e arritën qëllimin e tyre, të bënin konkurrentët dhe publikun ta harronin garën për një çast duke i bërë ata të qeshnin me lot.