Nga Shqipëria / E Premte 6 Maj 2022, 20:08

‘A jam unë fati yt?’, Mevlani përballet me Filloretën

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Mevlani dhe Filloreta zhvilluan një takim në studio. Filloreta nuk hezitoi t’i thoshte konkurrentit se e kishte marrë malli për të.

Nga ana tjetër, Mevlani tha se duhet t’i kishte kushtuar më shumë vëmendje, por ka qenë një periudhë e ndërlikuar për të.

Mevlani: Më shumë emocione kam tani se herën e parë

Filloreta: Më ke munguar

Mevlani: E di që është dashur të të jap më shumë vëmendje, por ta kam thënë dhe ta rithem që kanë qenë momente shumë të ndërlikuara për mua. As vetë, më dukej shumë çudi…

Filloreta: Ndoshta për disa gjëra jam nxituar, s’kam ditur si të reagoj…

Mevlani: Dhe një herë kur të vjen fati nuk di njeriu si ta mbajë se ngaqë isha mësuar gjithmonë duke iu shkuar mbrapa tjerave edhe kjo më erdhi si bombë, kur dikush thotë kam ardhur veç për ty…

Filloreta: Domethënë unë qenkam fati yt?

Mevlani: …nuk më besohej a kupton

Filloreta: Domethënë unë jam fati yt?

Mevlani: Ai moment kur dikush vjen papritur dhe të ka qejf kaq shumë, duket si ëndërr