Nga Shqipëria / E Premte 6 Maj 2022, 16:04

Nuk heq dorë ish-i Don Xhonit, poston status shqip: Nëse do kisha mundësinë...

Modelja ruse Ariana Lirey duket se nuk ka hequr dorë nga mesazhet drejt Don Xhonit pasi statusin e fundit e ka shkruar shqip. 

“Nëse do të kishte një mundësi për t’ju dërguar dreqin, do ta bëja përsëri”, shkruan ajo e duke qenë se satusin e ka përkthyer me ‘Google Translate’, në fakt ka dashur të thotë: "Nëse do të kisha një mundësi për t’ju dërguar në ferr, do ta bëja përsëri".

Ky reagim i Arianas vjen pasi Don Xhon u vendos sërish në kryefjalën e mediave pasi u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-Miss Serbia, Tia Alkerdi. 

Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë.

Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.

Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.