Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Dhjetor 2017, 22:10

Bes Kallaku shkrinë së qeshuri publikun me atë çfarë tha për Xhensilën

Bes Kallaku sot është një nga bashkëprezantuesit e Kënga Magjike dhe përveç  prezantimit të këngëve ai dhe aktori tjetër Erion Isai e kanë shkrirë publikun me batutat e tyre.

Në një moment ata të dy janë shfaqur së bashku në skenë me një numër të veçantë humori ku kanë ironizuar gocat e instgramit. Gjatë këtij prezantimi ai ka zbuluar edhe një skenë me bashkëshorten e tij Xhensilën që mesa duket edhe ajo si gjithë femrat e tjera është mjaft  e dhënë pas fotove.

‘Xhensila ishte një ditë shumë e sëmurë, i shkoi temperatura 40. Ishte para koncertit dhe nuk dinim si ta qetësonim. Se si më shkoi në mendje që t’i bëja një foto. Çfarë t'iu tregoj gati po fluturonte. I shkoi direkt temperatura 36. Nuk dinim si t'ia çonim 37” ka treguar Besi duke shkaktuar të qeshura në publik.