Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Dhjetor 2017, 21:09

Nevila Shtylla dhe Arjola Shehu na habisin të gjithëve me veshjen e tyre në ‘Kënga Magjike’

Para pak minutash ka startuar edhe nata e parë gjysmëfinale e Këngës Magjike që në ndryshim nga vitet e tjera këtë herë së bashku me Ardit Gjebrean do të bashkëprezantojnë aktorët e humorit Bes Kallaku dhe Erion Isai si dhe dy moderatoret Nevila Shtylla dhe Arjola Shehu.

Spektaklin e ka nisur së pari Arditi të cilit më vonë ju bashkuan Besi dhe Erioni që sigurisht nuk mund të mos i shkaktonin të qeshura publikut me batuat e tyre plot humor.

Por ajo që habiti të gjithë ishte veshja e përzgjedhur nga ana e prezantueseve të cilat ndryshe nga vitet e tjera ku moderatoret përkrah Arditit shfaqeshin me fustane të gjata këtë herë vajzat kishin zgjedhur të dilnin me kostume serioz. Kjo gjë  i ka rënë në sy Besit dhe Eronit të cilët nuk ngurruan të pyesnin vajzat se përse kishin zgjedhur këtë veshje.

“Femra nuk është objekt zbukurimi por edhe partnerja juaj” është shprehur Nevila e cila më pas ka treguar se veshja e tyre është përshtatur  me këngën fituese të edicionit të kaluar “Më thuaj ti” nga Rozana Radi, një këngë që përloti të gjithë publikun.