Nga Shqipëria / E Enjte 5 Maj 2022, 16:04

Djalë apo vajzë? Eni Koçi, shtatzënë për herë të parë

Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj janë padyshim një ndër çiftet më të pëlqyer të publikut shqiptar. Dyshja janë bashkë prej vitesh dhe gjejeni çfarë?

Burime nga “Kryefjala” kanë bërë me dije se Eni është në pritje të ëmbël. Ajo dhe Genci do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Gjinia e bebit nuk është zbuluar akoma, por ky lajm ka gëzuar të gjithë fansat e çiftit. Vetë këngëtarët nuk kanë reaguar akoma rreth lajmit.