Vlashent Sata ka sot ditëlindjen, por kjo ditë e gjeti në vendin që ai s'e ka pëlqyer kurrë e që të tjerët ëndërrojnë ta vizitojnë, Kulla Eiffel. Këtë e zbulon Dojna në urimin e saj, ku sigurisht ia ka bërë ditën më të bukur partnerit.

“Edhe pse të kapi ora 00:00 poshtë Kullës që s’ke pëlqyer kurrë, të premtoj që bashkë do të kemi të tjera edhe më të pa organizuara (siç e kemi zakon), ama totalisht të çmendura. Gëzuar çunit më të veçantë në botë që jo rastësisht e kam burrë”, shkruan Dojna.

Kujtojmë që pak ditë më parë Dojna dhe Vlashenti e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe po presin të bëhen prindër për herë të parë.





