Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Maj 2022, 20:08

Fjolla Morina reagon pas arrestimit dhe shfaqet krah mashkullit misterioz

Mediat në Kosovë bënë të ditur ditën e sotme se Fjolla Morina ishte arrestuar sërish në Prishtinë. Avokati i saj, Fanol Krasniqi tha se këngëtarja është shoqëruar në komisariat pasi ende nuk është shfuqizuar ende rrëzimi i urdhrit të Gjykatës për ekstradimin e Morinës. 

Ndërsa Fjolla ka reaguar pak më parë duke postuar në Instastory disa video. Në fillim tregon se ndodhet në dyqanin e saj, duke hedhur poshtë lajmet e arrestimit.

Më pas këngëtarja ka postuar një video ku shfaqet krah një mashkulli misterioz.

Prej disa ditësh mediat kanë aluduar se Fjolla ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Fisnik Syla. Thashethemet nisën kur këngëtarja postoi foto nga një surprizë romantike me trëndafila e tollumbace.