Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Dhjetor 2017, 19:07

Pa fjalë: Produkti i ri i Kylie Jenner ka emër shqiptar

Kylie Jenner është një personazh që gjithmonë përbën një lajm dhe kohët e fundit emri i saj ka qenë i lakuar në shumë media të huaja dhe kjo për arsyen e një shtatzënie të supozuar të cilën ylli i serialit ‘Keep up with the Kardashians’ e ka mohuar me forcë.

Ajo edhe pse në një moshë të vogël është kthyer në një nga personazhet më të paguar në Amerikë, fal kompanisë së saj të produkteve të kozmetikës të cila janë ndër më të shiturat e këtij viti. Kylie çdo herë që nxjerr një produkt të ri e ndan lajmin me ndjekësi e saj dhe përherë vihet re se make-up-et e saj kanë nga një emër të veçantë.

Këtë herë një gjë që na ka bërë përshtypje tek produktet e saj ka qenë emri që më e vogla e klanit ‘Kardashian’ i ka vendosur një ngjyre në paletat e saj.

‘Sherbet’ e ka quajtur ajo ngjyrën e re të buzëkuqit që do të dali së shpejt në treg.

Një fjalë që ne shqiptarët e përdorim shumë shpesh, mbase këtë gjë ja ka sugjeruar make-up artisti Mario, i cili është me origjinë shqiptare, ose është thjesht një rastësi e bukur.

Burimi: Xing.al