Përgjatë ditëve të fundit kudo në rrjet është përfolur se Eurovisioni i ka kërkuar Ronela Hajatit të ndryshojë koreografinë, sepse është konsideruar si “provokative”.

Këto aludime nisën kur fotot e këngëtares u fshinë nga faqja zyrtare e Eurovisionit në Instagram. Mirëpo, si qëndron e vërteta?

Ardit Çuni, pjesë e delegacionit shqiptar në Eurovision, ka dhënë një deklaratë ku ka treguar se koreografia nuk do të ndryshojë.

"Detyra ime ishte të jap një njoftim zyrtar rreth thashethemeve që janë këto ditë nëpër portale, për pjesën nëse jemi censuruar apo jo. Janë fshirë fotot e Ronelës në Instagrami zyrtar për shak se fotoja kryesore mund të keqinterpretohej si një performancë +18, por në fakt ishte thjesht një frame nga e gjithë videoja që pasi të gjithë e panë, stafi, vendosën që nuk ka asgjë që nuk shkon", është shprehur ai në një video-deklaratë në Instagram.
View this post on Instagram




