Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Maj 2022, 11:11

E bujshme/ Nuk mori pjesë, Rihanna nderohet me statujë në ‘Met Gala’ (Video)

“Met Gala” u rikthye këtë vit pas një pushimi për shkak të pandemisë. Teksa numri i të ftuarve në tapetin e kuq ishte më i madh se kurrë më parë, Rihanna mungoi.

Këngëtarja por dhe ikona absolute e modës është në fund të shtatzënisë. Vogue dhe Muzeu Metropolitan i Artit në New York kanë bërë një gjest të madh për ta nderuar në mungesë të saj.

Ato kanë krijuar një skulpturë mermeri të Rihannës shtatzënë, duke e përfaqësuar denjësisht në “Met Gala”. “Faleminderit për këtë nderim historik”, ka shkruar këngëtarja teksa ka postuar një video të statujës, e cila padyshim ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)