Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Maj 2022, 09:09

Arbenita feston ditëlindjen, Fero tregon se është shumë romantik

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë, ajo ka marrë urime të shumta, por fjalët më të bukura ia ka dedikuar i shoqi, Fero.

Reperi ka publikuar në rrjete sociale një foto krah modeles, duke e quajtur “botë” dhe duke i premtuar “përgjithmonë”. “Gëzuar ditëlindjen bota ime! Përgjithmonë”, ka shkruar Fero.

Arbenita ka mbushur 24 vjeç. Kujtojmë se ajo dhe reperi janë tashmë prindër të një vajze që quhet Nina.