Frederik Ndoci, i ftuar së fundmi në "Glamour Zone" tha se Eurovizion kërkon një kriter që një vend të ngjitet në kategori, konkretisht Shqipëria.
Frederik Ndoci, tha se gjatë kohës që ai konkurroi, i kërkuan 50 mijë dollarë që Shqipëria të renditej në vend të pestë.
Këngëtari i mirënjohur shkodran gjithashtu shpjegoi se Eurovizion dhe çdo vend pjesëmarrës funksionon me sponsorizim.
