Semi Jaupaj dhe Bojken Lako që pas ndarjes kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe këtë e ka pohuar vetë artistja në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Semi, e cila së fundmi ka postuar në Instastory një video, ku shihet nën shoqërinë e Lakos.

“Shok i ngushtë përjetë”, shkruan Semi duke treguar se ata pavarësisht ndarjes mbeten miq.

Gjatë bisedave me banorët në shtëpi Semi ka zbuluar se pyetja më e shpeshtë që i bëhet nga njerëzit është nëse ka ndonjë shans që të rikthehet me Bojkenin.

“Kur më pyesin ‘a ka ndonjë shans që të pajtohesh prapë me Bojkenin?’. I thoja ‘jo’, se nga vetë koha që kam kaluar, janë shumë vite. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja ‘Prit se nuk i dihet’… Unë kam ndenjur 8 vite me atë. Gjëja që më ka pëlqyer më shumë te Bojkeni është që ka dashur të më lërë shumë të lirë dhe ngaqë e ka ditur se kam dashur që të merrem me muzikën dhe të kisha gjëra të tjera primare…Ngaqë e ka ditur këtë gjë, s’ma ka bërë kurrë këtë kërkesë (që të bënin fëmijë).”



