Kuriozitete / E Mërkurë 6 Dhjetor 2017, 17:05

TEST/ Zgjidhni një pemë dhe mësoni se çfarë ju pret gjatë vitit të ri 2018

Shumë njerëz i duan testet psikologjike. Disa bëjnë teste të tilla për të verifikuar diçka, të tjerët duan të kuptojnë diçka dhe disa njerëz pëlqejnë vetëm të argëtohen ose të përdorin rezultatin për të gjetur frymëzim për diçka që duhet të bëjnë.

Bright Side ka përgatitur një test për ju që bazohet në psikologjinë e ngjyrave. Mund t'ju zbulojë diçka të re. Përveç kësaj, rezultatet e saj do të pasqyrojnë dëshirat tuaja të fshehura për Vitin e Ri.

Zgjidhni pemën e preferuar.

Lisi

Për ju, jeta është një aventurë e madhe plot me gjëra të papritura. Në Vitin e Ri, ngjarje të këndshme dhe të rëndësishme vijnë sepse jeni të hapur ndaj përshtypjeve të reja dhe jeni gati për ndryshime. Ju nuk do të duhet të ndiheni të prangosur ose të kufizuar nga rrethanat. Jeni plot pasion për arritje të reja, dhe secila prej tyre do të sjellë një surprizë të këndshme.

Larshi

Ndoshta të qenit i pavarur është ajo që ju përcakton. Nuk ka kufizime që mund të qëndrojnë në rrugën e zgjedhjes tuaj. Aftësitë tuaja artistike do të rezultojnë me një rritje të të ardhurave tuaja në Vitin e Ri. Të  gjithë ju duhet  të qëndroni të përkushtuar ndaj parimeve dhe mendimeve tuaja, dhe do të merrni atë që keni dashur për aq gjatë.

Panja

Ju jeni një person i ndjeshëm. Ju shpenzoni shumë më tepër kohë se sa njerëzit e tjerë duke menduar për veten dhe botën rreth jush. Në Vitin e Ri, do të ketë një person në jetën tuaj me të cilin do të ndërtoni një marrëdhënie romantike dhe harmonike. Megjithëse ju jeni një person i vetë-mjaftueshëm dhe ju rrallë ndjeheni të mërzitur, jeta juaj do të bëhet më e ndritshme dhe më aventureske gjatë vitit tjetër.

Verri

Ndoshta, ju jeni një person shumë praktik dhe i balancuar. Është shumë e rehatshme të jesh me ju, sepse jeni i besueshëm. Edhe pse jeni një person i fortë ndonjëherë nuk ju pëlqen kur njerëzit ju shohin si një person të ndjeshëm. Kjo është arsyeja pse ju mund të keni vështirësi në ndërtimin e një marrëdhënie me seksin e kundërt. Megjithatë, në Vitin e Ri po vijnë gjëra të mira. Ju do të takoni një person që mund të vlerësojë mirësinë tuaj dhe të mos përpiqet ta përdorë atë.

Mërsina

Padyshim ju jeni një person i sigurt. Çdo gjë në jetën tuaj është nën kontroll, kurrë nuk shpresoni për fat, dhe ju mbështeteni thjesht në aftësitë tuaja. Ju kurrë nuk shtyni asgjë, dhe ndiheni të kënaqur vetëm pasi të keni mbaruar diçka. Njerëzit rreth jush mendojnë se jeni të fortë dhe kjo gjë ju pëlqen shumë. Falë këmbënguljes dhe përgjegjësisë tuaj, në Vitin e Ri do të promovoheni, gjë që është një rezultat pas gjithë përpjekjeve tuaja.

Kumbulla

Më shumë gjasa, ju jeni një person i qetë dhe i arsyeshëm. Doni të kaloni kohë me miqtë tuaj, por gjithashtu gëzoni të qenit i vetëm. Ndonjëherë ju nevojitet vetëm një moment për të menduar për kuptimin e jetës dhe për të pushuar nga bota e jashtme. Edhe pse keni nevojë për hapësirën tuaj private, do të vijë një ngjarje shumë e rëndësishme ku do të hasni një person tek i cili do të hapni shpirtin tuaj. Dhe nuk do të jetë një gabim.

Bliri

Të gjithë ju që zgjodhët blirin jeni persona të besueshëm dhe analitik ku njerëzit mund të mbështeten. Ndjeshmëria juaj gjithmonë ju ndihmon të kuptoni se çfarë ka rëndësi në të vërtetë.

Gështenja

Ndoshta, njerëzit e tjerë mendojnë se ju jeni një ëndërrimtar dhe një person romantik. Ju nuk doni të merrni gjërat në mënyrë racionale. Kur ndaloni të komunikoni me njerëz që nuk mendojnë se ndjenjat janë të rëndësishme dhe që mbështeten vetëm në mendjen e tyre, ju afroheni më afër momentit kur do të takoni dikë të veçantë. Ky person gjithashtu ka ëndrra, dhe ai ose ajo nuk do të kufizojë mënyrën se si ju shprehni emocionet dhe ndjenjat tuaja.

Shelgu

Ndoshta, ju jeni një ekstrovertë. Ju doni të ndërmerrni rreziqe. Ju jeni të lodhur nga rutina dhe jeni duke pritur për një shans për të luajtur një rol të madh në disa ngjarje. Sa jeni aktiV, do të vijnë ndryshimet që do t'ju ndihmojnë të merrni një rol udhëheqës. Momenti i famës së shumëpritur është pothuajse këtu.

Çfarë do të thotë zgjedhja juaj:

Pema që keni zgjedhur tregon se si e trajtoni veten dhe çfarë ndryshimesh mendoni se janë të nevojshme në jetën tuaj. Zgjedhja juaj mund të përshkruajë edhe pjesën e fshehtë të personalitetit tuaj, atë që nuk dini për veten.