
Ajo është vetëm 15 vjeçe por me talentin e saj arriti që të bëjë krenar të gjithë shqiptaret. Klodiana Vata është një këngëtare e cila u shpall fituesja e “Les Voix de la Scéne” në Lyon. Në këtë konkurrim kishte shumë fëmijë pjesëmarrës por zemrat e jurisë i vodhi vetëm vogëlushja nga Shqipëria .
Ajo përveç se arriti të rrëmbente çmimin e parë fitojë edhe një bursë nga shkolla muzikore Aicom që drejtohet nga Pierre Yves Duchan, trajneri i Lara Fabian.
Për këtë eksperiencë Klodiana ka dhënë edhe një intervistë për “Urbanus Blog” ku foli më shumë për jetën e saj si dhe hapat e para të karrierës, të cilat kanë nisur pikërisht në Shqipëri.
Ajo ka nisur të këndojë që në moshën 6 vjeçe, dhe ndër çmimet që liston janë pjesëmarrjet në: Junior Eurovision, Gjeniu i Vogel 6 (finaliste),Fresk Fare-The Mams (Çmimi i parë),Festivali Ballkanik (Çmimi i parë), Përfaqësuese e Shqipërisë në Paris(International Festival of Language and Culture) dhe Mantova.
Ndërsa për pjesëmarrjen në këtë konkurs ndërkombëtar Vata është shprehur se ishte një dëshirë e saj për të provuar veten dhe madje shprehet shumë krenare që në këtë mënyrë ajo ka mundur të përfaqësojë edhe vendin e saj.
“Të këndoje në skenën e “Le Voix de la Scene” përpara një jurie,ku kryetar ishte trajneri i Lara Fabian, ishte sa kënaqësi aq edhe frikë se si do të pritesha” ka treguar ajo.
Kur është pyetur për ambiciet e saj personale ajo është shprehur se ëndrra e saj më e madhe është të këndojë në skena të mëdha.
“Ëndrra ime është të këndoj në skena të mëdha dhe të mirëfillta muzikore, ku do jem përçuese e vlerave më të mira,pasi në fund të fundit këtë duhet të bëjnë artistët.” ka përfunduar Klodjana.
Burimi: JOQ.al