Nga Shqipëria / E Hënë 2 Maj 2022, 10:10

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin në Sheshin Skënderbej

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Me rastin e kësaj dite shumë të rëndësishme mijëra besimtarë shqiptarë kanë mbushur mëngjesin e ditës së sotme sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit.

Orari i faljes ishte në orën 06:20.