Nga Shqipëria / E Diel 1 Maj 2022, 22:10

Çfarë ndodhi? Ardit Gjebrea largohet i revoltuar nga studioja

Sot në “Shihemi në gjyq” ishin Marjeta dhe Bedriu, dy bashkëshortë. Dyshja rrezikonin të mbetnin pa shtëpi për shkak të një kredie. Bedriu e akuzoi të shoqen se vite më parë ajo e kishte lënë shtëpinë e tyre si garanci bankare për kredinë që do të merrte kushëriri i saj.(Lexo këtu)

Ai përdori ton të ashpër ndaj Marjetës, duke e quajtur “idiote”, duke i bërtitur, ndërsa në një moment për pak sa nuk e goditi. Mirëpo, pavarësisht sjelljes së Bedriut, publiku i “Shihemi në gjyq” i dha të drejtë atij. Kjo revoltoi moderatorin Ardit Gjebrea, i cili u largua nga salla.

Eni Çobani: Jemi pak të befasuar nga votimi sepse duke parë një burrë kaq agresiv…

Ardit Gjebrea: Do doja ta vazhdoje vetë seancën e ndërmjetësimit sepse me këtë votim unë nuk mund të qëndroj këtu. Vazhdoje vetë seancën e ndërmjetësimit, e kam në shenjë proteste ndaj publikut.