Dy bashkëshortë, Marjeta dhe Bedriu, ishin sot në emisionin “Shihemi në Gjyq” për shkak të një kredie. Bedriu e akuzoi të shoqen se vite më parë ajo e kishte lënë shtëpinë e tyre si garanci bankare për kredinë që do të merrte kushëriri i saj.

Ai i kishte gënjyer se bëhej fjalë për 10 milion lekë, por pas vdekjes së tij, çifti ka zbuluar se në të vërtetë ishin 30 milionë. Banka i ka njoftuar se nëse nuk shlyhen këstet, do t’iu merret shtëpia.

Bedriu u bë shumë keq nga nervat, duke fyer të shoqen publikisht. Ai e quajti “idiote”, ndërsa Eni Çobani i tha t’i kërkonte ndjesë për gjuhën e përdorur. Mirëpo, ai nuk pranoi dhe vazhdoi me të tijën.

Bedri: Ç’kusur kam unë të më torturoni në moshën 65 vjeç të vij unë vërdallë! Po ç’janë këto! O idiote! Po mëbshtille mendjen o idiote! Kemi 30 e ca vjet bashkë, tani në fund po i bën këto gjëra.
Marjeta: Kam shumë kohë që po të dëgjoj, jo vetëm këtu, por edhe në shtëpi.
Bedri: Çfarë ke dëgjuar moj?
Marjeta: Ja si këtu.
Bedri: Të kishe dëgjuar kishe vajtur e mbaruar punë.
Marjeta: Kam vajtur.
Eni Çobani: Ke gjetur Marjetën e urtë ti se të kishe ndonjë Marjetë tjetër nuk të kishte lënë të flisje kështu. Kërkoji ndjesë tani.
Bedri: S’është e urtë ajo.
Eni Çobani: E fyeve tani. Kërkoji ndjesë
Bedri: Nuk është e urtë. Kujt t’i kërkoj ndjesë?
Eni Çobani: Bashkëshortes.
Bedri: Falje të më kërkojë mua ajo, unë nuk ngopem. Unë ngopem ta nxjerr prej shtëpisë, mos të ketë shtëpi ajo.
Eni Çobani: Nuk e nxjerr dot nga shtëpia se ka gjysmën ajo.



