Kuriozitete / E Mërkurë 6 Dhjetor 2017, 16:04

Tre shenjat e horoskopit që meshkujt nuk i rezistojnë dot

Kur bie fjala për martesën burrat nuk janë dhe aq të gatshëm për të folur për këtë etapë të rëndësishme të jetës, por sipas gojëdhënave edhe pse meshkujt më shumë pëlqejnë biondet gjithmonë përfundojnë të martuar me një brune dhe ëndërrojnë për një kokëkuqe.

Por kjo gjë nuk është e vërtet pasi meshkujt tërhiqen më shumë nga karakteristikat të cilat janë të përcaktuara nga yjet tek një femër.

Kemi tre shenja në horoskop të cilat janë të parezistueshme kur vjen fjala për martesën, meshkujt padyshim i kërkojnë dorën këtyre tre shenjave, pasi ato janë zonja të vërteta dhe shfaqin një lloj serioziteti që meshkuj gjithmonë i duan për lidhje afatgjata.

Peshorja

Peshorja është një nga shenjat më të bekuara të horoskopit, padyshim femrat e kësaj shenje gjithmonë kërkojnë më shumë si në punë edhe në jetën e tyre personale, ato e njohin mirë veten dhe e din shumë mirë se çfarë meritojnë. Ajo padyshim është një nënë e mirë i mëson fëmijët e saj me vlera njerëzore dhe rritë fëmijë që në të ardhmen do të bëhen liderë në jetë. Për sa i përket bashkëshortit , siç kemi thënë mbrapa një burri ë suksesshëm gjithmonë qëndron një femër nën shenjën e Peshores.

Gaforrja

Femrat e shenjës së Gaforres janë ndër më të ndjeshmet në horoskop ato vendosin dashurinë mbi gjithçka, janë të brishta dhe çiltërsia e tyre i bënë meshkujt të mendojnë se një femër nën këtë shenjë është e duhura për të kaluar jetën. Ajo është e kujdesshme dhe përherë e përkëdhel partnerin e saj duke i dhënë atij gjithçka që ai dëshiron.

Virgjëresha

Femrat Virgjëreshë janë ndër më të logjikshmet, ato nuk nevrikosen kurrë për gjëra të kota dhe madje janë të afta që ti bëjnë ballë çdo gjëje duke gjetur zgjidhjen për gjithçka. Kjo gjë i bënë meshkujt që të kenë besim prandaj dhe gjithmonë mendojnë se një virgjëreshë është partnerja e duhur e jetës. Me Virgjëreshën ata diskutojnë për problemet e tyre, gjejnë një aleate dhe një shoqe jete, e cila do i kuptojë ata dhe do të merret me problemet, ashtu siç duhet: me maturi dhe efikasitet.

Burimi: Living.al