Kejvina Kthella u bë një emër i njohur për publikun shqiptar që pas daljes së saj në emisionin ‘Xing me Ermalin’, ku ka rolin e velinës. Sot Kejvina ishte e ftuar në emisionin ‘Kush vjen për drekë?’ në televizionin Klan, ku dhe ka folur më shumë për pjesëmarrjen e saj në Xing, si dhe marrëdhënien e saj me ish velinën Rashel.

Sipas saj pjesëmarrja në këtë emision ka qenë thjesht një rastësi ndërsa për Rashel Kolanecin ajo tha se nuk e njeh personalisht por mendon se është një vajzë e bukur.
“Ka qenë koiçidencë fakti që unë jam në “Xing” dhe jam shumë e lumtur. Rashelin nuk e njoh personalisht. Unë e kam parë në Instagram dhe nuk e kam ndjekur kur ka qenë në “Xing”. Kam parë më shumë intervistat. Ajo është shumë bukuroshe, ç’të them më shumë. Por, ne jemi shumë ndryshe nga njëra-tjetra, fizikisht e kam fjalën, ajo është brune, unë jam bionde”, tha Kthella.

Ndërsa për qëndrimin e saj pranë Ermalit ajo u shpreh se ende nuk e di se për sa gjatë do të mund të qëndroj në këtë pozicion pasi sipas saj velina e parë ishte brune, e dyta bionde ndërsa e treta ku i dihet mund ta jetë zezake.
“Mua do më pëlqente shumë, por nuk e di sesa do rri, pasi kjo varet edhe nga ndryshimet që mund të ndodhin në program,”-u shpreh bukuroshja.
