Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Prill 2022, 17:05

Incident në Kuvendin e PD, Berisha rrëzohet (Video)

Një incident i vogël i ka ndodhur ish-kryeministrit Sali Berisha teksa është nisur drejt podiumit të Kuvendit Kombëtar të PD për të mbajtur fjalën e tij para delegatëve.

Ish-kryeministri u pengua tek shkallët dhe ka humbur ekuilibrin duke rënë. Ai është ndihmuar nga një prej bodygardëve të tij dhe më pas ka dalë përpara demokratëve të cilët e kanë pritur me ovacione dhe duartrokitje.