Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Prill 2022, 17:05

Futbolli në zi, Mino Raiola ndërron jetë

Mino Raiola, agjenti i disa prej futbollistëve më të njohur dhe më të mirë në botë dhe mbreti i merkatos, ka ndërruar jetë në Monte Carlo. Ai nuk ia doli dot të fitonte betejën me jetën e tij pasi ishte i sëmurë prej disa muajsh.

Raiola ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë familja Raiola, nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Me pikëllim të pafund, ndajmë me ju lajmin për ndarjen nga jeta e agjentit më të mrekullueshëm të futbollit të të gjitha kohërave. Mino luftoi deri në fund me të njëjtën forcë që vendosi në tavolinat e negociatave për të mbrojtur lojtarët tanë. Mino na bëri krenarë dhe nuk e kuptoi kurrë. Mino preku kaq shumë jetë përmes punës së tij dhe shkroi një kapitull të ri në historinë e futbollit modern. Prania e tij do të na mungojë përgjithmonë. Misioni i Minos për ta bërë futbollin një vend më të mirë për lojtarët do të vazhdojë me të njëjtin pasion. Falënderojmë të gjithë për mbështetjen e madhe të marrë në këto kohë të vështira dhe kërkojmë respekt për privatësinë e familjes dhe miqve në këtë moment pikëllimi. Familja Raiola”, shkruhet në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mino Raiola (@minoraiola)