Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Prill 2022, 16:04

‘Të pres në gjyq’, Donaldi i përgjigjet Fifit por këtë nuk e prisnim

Ditën e sotme Fifi paralajmëroi se do ta çonte Donaldin në gjyq, pas skeçit të bërë nga ky i fundit. Aktori i humorit kujtoi gjatë emisionit “Më lër të flas” vendin ku këngëtares i ra të fikët në Big Brother VIP dhe i hodhi lule.

Fifi u duk se nuk e priti aspak mirë dhe në një video live u shpreh: Unë kam refuzuar ta shikoj si skenë që kur kam dalë nga "Big Brother" dhe nëse sot e shoh atë lule në tokë, që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po iu them përgatituni me gjyqin.

Mirëpo, duket se kjo ka qenë vetëm një lojë e dyshes. Vetëm së fundmi, Donaldi ka publikuar një video ku i përgjigjet Fifit, mirëpo kjo e fundit është prezente.

Donaldi: Nuk e kuptoj Fifin. Tha se do të ndjekë anën ligjore. Nuk e kuptoj ku është problemi. Dhe unë jam gati ta ndjek anën ligjore, po bëj gati avokatët e mi…

(Ndërhyn Fifi dhe merr diçka nga tavolina) Fifi: Më fal veç pak

Donaldi: Se po bëj video. Le ta ndjekë anën ligjore ia them publikisht Fifit këtu që po dhe unë jam gati, e pres në gjyq!