Aktori dhe këngëtari i njohur, Frederik Ndoci ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Glamour Zone”. Gjatë intervistës ai foli për marrëdhënien me dy vajzat e tij, duke thënë se me të dytën, Klean, është më tepër i lidhur.

Këngëtari u ndal te një episod i hidhur nga jeta e së bijës, duke thënë se në moshën 12-13 vjeçare ajo ka qenë e varur nga droga. Fatmiresisht Klea ia ka dalë të heqë dorë dhe tashmë ka hapur një emision televiziv.

Ester Bylyku: Gjatë një show televiziv, Klea ka thënë që ka filluar rrugën e drogës që 12 vjeç, ndërsa 13-vjeç e kishte gjetur veten duke konsumuar drogë. Si është e vërteta e kësaj historie?
Frederiku: Ishte një periudhë shumë e keqe e vajzës sime Klea. Duket se e ka ndier largimin tim, sepse ishte shumë e lidhur me mua dhe ka parë realitetin në anën tjetër që nuk ishte shumë pozitiv për të dhe më kollaj e kanë atë jetën e vagabondazhit se të të dhurojnë një tufë me lule. Edhe Klea ishte adiccted, e varur nga lëndët narkotike. Shansi i saj ishte që shpëtoi nga ky addiction dhe hapi një emision televiziv.




