Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Prill 2022, 11:11

A është ribashkuar me Loredanën? Deklarata e Mozzikut i tha të gjitha

Prej ditësh në rrjet është përfolur se Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar dhe shkak janë bërë fotot në rrjete sociale ku shfaqeshin herë veshur me të njëjtin jelek jeshil e një herë tjetër me të njëjtat çizme.

Mirëpo, i ftuar në "Më lër të flas", Mozzik i ka hedhur poshtë këto lajme. Reperi ka treguar se është beqar.

Duket se dyshja takohen herë pas here por vetëm për shkak të vajzës së tyre, Hana.