Mbrëmjen e djeshme në ekranin e Top Channel-it startoi për herë të parë emisioni i vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas”. Një ndër të ftuarit ishte Ledion Liço, i cili u pyet rreth moderatorëve të preferuar.

Ledioni përmendi dy emra, Isli Islamin si moderator dhe Bora Zemanin si moderatore.

“Isli Islami. Islin e kam njohur shumë, sidomos gjatë dy viteve të fundit që më është dashur ta dëgjoj radion në çdo orar të ditës. Më pëlqen shumë humori organik, bututa organike që ka Isli. Shumë e pamundimshme. Moderatorja Bora Zemani. Mendoj se duke punuar e shoh në një dritë tjetër”, u shpreh Ledioni.




