Eshtë thënë dhe stërthënë që kënga "Lakmitare" e Mozzikut është dedikim për Loredanën. Mirëpo, si qëndron e vërteta?

Mozziku ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj, "Më lër të flas", ku u kjo ishte një ndër pyetjet që iu bë. Reperi sqaroi se kënga nuk i dedikohet vetëm një personi, por të gjitha vajzave që janë lakmitare.

"Kënga "Lakmitare" është dedikim për të gjitha vajzat që janë lakmitare. Nuk është për një person, por për shumë. Kënga rrjedh nga burimi i lakmisë së një femre", tha ai.




