Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Prill 2022, 10:10

'Gjatë gjithë ditës të ndiqte syri i Monikës', Donaldi rrëfen vështirësitë e 'Big Brother VIP'

Mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit “Më lër të flas”, Donaldi rrëfeu për herë të parë vështirësitë e qëndrimit në Big Brother VIP”. Këto vështirësi shkaktuan shumë të qeshura në publik.

“Ti nuk e ke idenë çfarë do të thotë të zgjohesh në mëngjes dhe gjatë gjithë ditës të të ndjekë syri i Monikës. Ti nuk e kupton dot çfarë do të thotë të duash të hash e të hash pa mbllaqitje. Unë haja si princeshë atyre se isha i rrethuar nga kamerat. Ti nuk e kupton se çfarë do të thotë të duash të kruash hundën dhe të mos e kruash dot. Ajo e shkreta do të kruhet por ti nuk mundesh. Ti nuk e kupton dot çfarë do të thotë të futesh në tualet dhe ta bësh telefonin mute sepse ndoshta zhurmat që bëhen aty brenda, mund të bëhen këngë jashtë”, tha aktori.

Ndërkohë, Romeo i tha se po të ishte futur ai, do kishte fituar.

Donaldi: Do kishe fituar Big Brother-in, por jo zemrat e publikut!