Një nga festat e 28 nëntorit që u përfol gjatë ishte edhe Ceremonia e pritjes së Presidentit me rastin e Ditës së Pavarësisë, ku ajo që ra më shumë në sy ishte qëndrimi më se seriozë i vajzës së vogël të Ilir Metës, e cila të themi të vërtetën e bëri shumë mirë rolin e ‘Zonjës së Parë’.

Por edhe pse vëmendjen e mori Era, dhe nëna e saj me shumë siguri ka marrë një numër të madh komplimentesh në atë mbrëmje, pasi siç shihet edhe në fotot të fotografit të njohur Erdi Mara, Monika Kryemadhi është dukur shumë e bukur gjatë kësaj feste.

Ajo ishte e veshur me një fustan të kuq duke u përshtatur edhe me ngjyrat e flamurit duke pozuar pranë së bijës dhe aktorit të njohur Robert Ndrenika, dallohet qartë që Monika ka bërë zgjedhjen e duhur për atë mbrëmje pasi ka shkëlqyer me këtë paraqitje.
Burimi: Xing.al
