Rrushja feston sot ditëlindjen dhe motra e saj, Laureta ia bëri ditën më të bukur me surprizën që i bëri gjatë puntatës së sotme të "Përputhen".

Përpos një torte dhe një kutie të madhe me trëndafila, Laureta i kishte shkruar Rrushes një letër tejet emocionuese. Ajo zbuloi ndër të tjera se Rrushja ka edhe një motër binjake.

"Kush ka motra botën ka", tha Rrushja teksa përqafoi Lauretën dhe u shpreh e mërzitur që nuk e ka binjaken e saj pranë pasi ajo jeton jashtë vendit dhe është bërë nënë.


